Harry Kane pranon të transferohet te Bayern

Harry Kane pranon të transferohet te Bayern

22:27, 27/06/2023

Siç raportojnë media dhe burime të shumta, një nga sulmuesit më të mirë, Harry Kane, ka arritur marrëveshje me Bayern Munich.

 

Kane është përmendur që nga fillimi i merkatos si një përforcimet të mundshme të Real Madrid dhe Bayern Munich, por ai ende nuk ka hequr dorë nga Tottenhami i tij.

Megjithatë, dita e sotme është shumë e rëndësishme për të ardhmen e yllit më të madh të futbollit anglez. Fillimisht mëngjesin e sotëm “jehoi” lajmi se në adresën e Tottenhamit ka mbërritur oferta e parë zyrtare e Bayernit (70 milionë euro plus bonuse), e cila u refuzua menjëherë, në mënyrë që sonte të bënin një hap të madh drejt realizimit të transfertës.

 

 

Një sërë mediash me reputacion, përfshirë gjermanen Bild, por edhe disa britanike, raportuan se Kane kishte arritur një marrëveshje me Bayernin për pagën dhe kushtet e tjera.

Kane është i interesuar të kalojë te Bayern, por mbetet e pasigurt nëse drejtuesit e Tottenhamit do ta lënë të kalojë në Munich. Ata tashmë kanë refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh, por mund të bien dakord për ndonjë tjetër pasi kontrata e Kane skadon verën e ardhshme dhe ai mund të largohet falas nga veriu i Londrës.

 

Gjatë karrierës së tij, Kane u bë golashënuesi më i mirë i Tottenham në histori, golashënuesi më i mirë i Anglisë në histori dhe golashënuesi i dytë më i mirë në Premier League. Pritej që ai së shpejti të thyente rekordin e Shearer-it, por kalimi te Bayern ndoshta do ta bëjë atë rekord të paprekshëm.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco