Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Spalletti merr ofertë të majme nga Arabia Saudite

Spalletti merr ofertë të majme nga Arabia Saudite

22:03, 27/06/2023

Ish-trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka marrë ofertë të majme për të marrë drejtimin e një klubi nga Saudi Pro League që besohet të jetë Al-Hilal.

Partenopei fituan titullin e Serie A pas 33 vitesh nën drejtimin e tij që ishte edhe Scudetto e parë në karrierën e strategut italian, i cili më pas u largua nga kampioni i Serie A.

Edhe pse ka thënë se dëshiron të bëjë një vit pushim, Tuttomercatoweb raporton se ai mund ta ndryshojë planin.

Kjo për faktin se ka marrë ofertë në vlerë prej 20 milionë eurosh në sezon që të drejtojë një klub saudit.

Emri i klubit nuk është bërë publik, por besohet se është fjala për Al-Hilal që u refuzua dy herë nga Massimiliano Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco