Sulmuesi serb dëshiron qëndrimin te Juventusi, por duhet të ulë pagën

Sulmuesi serb dëshiron qëndrimin te Juventusi, por duhet të ulë pagën

17:11, 08/05/2024

Ndërsa e ardhmja e disa lojtarëve të Juventusit mbetet në pikëpyetje, Dusan Vlahovic është një nga të paktët që tashmë e di se, me shumë gjasa, do të qëndrojë në Torino edhe këtë verë, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Fillimisht, bardhezinjtë dëshirojnë të bien dakord për një rinovim për të ulur pagën e tij vjetore.

Megjithatë, ky nuk është prioriteti kryesor. Nëse është e mundur, kjo çështje do të trajtohet në qershor ose korrik.

Së bashku me bisedimet kontraktuale me Adrien Rabiot, Federico Chiesa dhe Weston McKennie.

Juventusi është ende i sigurt për vlerën e investimit që bëri për të nënshkruar me Vlahovicin nga Fiorentina.

Por, rritja e pagës së tij vjetore në 10 milionë euro konsiderohet më shumë problem.

Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” beson se nuk do të duhet të sakrifikojnë serbin për të balancuar financat, pasi është shumë pranë pjesëmarrjes në Champions.

Juventinëve iu duhen dhe katër pikë për të siguruar zonën Champions.

Pavarësisht paqartësive të shumta, Vlahovic ka shprehur dëshirën e qëndrimit.

Serbi ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka realizuar 16 gola në 30 ndeshje në kampionatin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco