Pendohet Mourinho: Refuzimi i kombëtares portugeze për Romën ishte një gabim i madh

Pendohet Mourinho: Refuzimi i kombëtares portugeze për Romën ishte një gabim i madh

17:22, 08/05/2024

Jose Mourinho është penduar që refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë, në kohën kur ishte në krye të Romës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi trajneri portugez u pyet se cilën kombëtare do të dëshironte të drejtonte në një moment të karrierës së tij dhe theksoi se vetëm skuadrën e vendit të tij.

“Cilën kombëtare do të donit ta drejtonit? Është normale, Portugalinë. Kam pasur rastin të shkoj atje dy herë, por ofertat nuk erdhën në kohën e duhur për mua. U emocionova disi kur nuk pranova ofertën e fundit sepse unë vendosa të qëndroj te Roma dhe mendoj se kam bërë një gabim sepse tani Portugalia ka një ekip fantastik, një nga më të mirët, e dija, por ndjeva një lidhje të veçantë me Romën, me tifozët, kështu që nuk doja të largohesha. Kjo ofertë ka ardhur dy herë, por besoj se do të vijë edhe një propozim i tretë dhe do ta marr, duke shpresuar që brezi që do të kem do të jetë po aq i fortë sa ky”, u shpreh Jose Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco