Quhet derbi i Europës, statistikat e supersfidës Real-Bayern

Quhet derbi i Europës, statistikat e supersfidës Real-Bayern

17:44, 08/05/2024

Real Madrid dhe Bayern Munchen do të ndeshen sonte në mbrëmje në orën 21:00 në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve, në atë që mund të quhet pa mëdyshje si derbi i Europës.

Është çifti më i shpeshtë në garën kryesore europiane, përfshirë edhe formatin e vjetër si Kupa e Kampioneve, me plot 27 ndeshje midis tyre e me një ekuilibër thuajse perfekt.

12 ndeshje i ka fituar Real Madridi, 11 Bayern, dhe 4 kanë dalë barazim, me 43 gola për spanjollët e 41 për gjermanët.

Reali është klubi që e ka fituar 14 herë Champions League, më tepër se kushdo, ndërsa Bayern 6, i barabartë me Liverpul dhe një më pak se Milan.

Madrilenët dhe bavarezët zënë dy vendet e para pothuajse në çdo klasifikim të garës europiane, me ndeshje të luajtura, fitore të arritura apo gola të shënuar, si dhe finale e gjysmëfinale të luajtura.

Historia midis tyre nis në gjysmëfinalet e sezonit 1975-76, kur Bayern eliminonte 6 herë kampionët e Evropës drejt rrugës për trofeun e tretë. Për herë të fundit janë ndeshur në gjysmëfinale më 2018, kur Real kalonte më tej pas fitores 2-1 në Munich dhe barazimit 2-2 në Madrid.

Deri tani, Real e ka eliminuar 7 herë Bayernin, ndërsa gjermanët kanë kaluar më tej 5 herë.

Dy herë janë ndeshur në fazën e dytë të grupeve, më 1999-2000, kur Bayerni i fitonte të dyja ndeshjet, por më pas Real triumfoi në gjysmëfinale e më tej edhe në finalen kundër Leverkusenit me golin fantastik të shënuar nga Zinedine Zidane.

Në gjysmëfinale janë ndeshur në shtatë sezone dhe katër herë në finale ka shkuar Bayern.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco