Rikthim në stolin e Bayern Munich? Reagon Pep Guardiola

Rikthim në stolin e Bayern Munich? Reagon Pep Guardiola

15:47, 08/05/2024

 

Agjencisë që përfaqëson Pep Guardiolën i është dashur t’iu përgjigjet thashethemeve të fundit për të ardhmen e tij, duke e bërë të qartë se trajneri i suksesshëm katalanas do të vazhdojë te Manchester City sezonin e ardhshëm.

Pra, kthimi te Bayern Munich nuk është një opsion. Trajneri nga Satpedor është vendosur në një listë të ngushtë të kandidatëve për pankinën bavareze, e cila është refuzuar nga disa emra të njohur deri tani.

Një derë tjetër është mbyllur kështu për Bayern Munich, edhe pse pas kësaj deklarate rezulton se në realitet nuk ka qenë kurrë e hapur. Pas refuzimeve të trajnerëve si Rangnick, Nagelsmann, Unai Emery apo Xabi Alonso, ndër të tjerë, tashmë është përjashtuar edhe opsioni i Guardiolës.

Agjencia e tij e komunikimit ka qenë përgjegjëse për të mohuar zërat e rikthimit hipotetik në stolin bavarez, përmes “Sky Sports”: “Pep e ka FC Bayern në zemrën e tij, por nuk dëshiron të largohet nga Manchester City këtë verë. Ai është shumë i lumtur dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Rikthimi te FC Bayern nuk është një opsion”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco