Bayern dërgon një ofertë zyrtare për Kane, tifozët e Tottenham e quajtën të turpshme

Bayern dërgon një ofertë zyrtare për Kane, tifozët e Tottenham e quajtën të turpshme

18:50, 27/06/2023

Bayern Munich dërgoi një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurosh për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, i cili është objektivi i parë i bavarezëve për sulmin, por ajo u refuzua menjëherë.

Pasi Bayern pati bisedime shumë pozitive me përfaqësuesit e lojtarit ditët e fundit, klubi i Mynihut bëri ofertën e parë zyrtare për yllin anglez.

Siç raportohet nga The Athletic, kampioni gjerman ofroi gati 70 milionë euro plus pagesa bonus për transferimin, por Tottenham e refuzoi kategorikisht një mundësi të tillë.

Ylli i Tottenhamit dhe kapiteni i Anglisë ka vetëm një vit nga kontrata e tij me Spurs, dhe Manchester United është gjithashtu i interesuar për 29-vjeçarin.

Megjithatë, tifozët e Tottenhamit u zemëruan për ofertën e Bayernit dhe reaguan ashpër në rrjetet sociale.

"Shtatëdhjetë milionë, mosrespekt".

"Nuk ka mundësi që Daniel Levy të pranonte diçka të tillë."

“Është një ofertë tallëse dhe e turpshme”, ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve të Tottenham.

Besohet se Bayern po teston fushën vetëm me ofertën fillestare, pasi Kane është objektivi kryesor i bavarezëve për merkaton e verës dhe sipas informacioneve nga Gjermania do të bëjnë gjithçka për ta marrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco