Talenti në shënjestër të ofendimeve raciste: Kur fitojmë jemi gjermanë, ndërsa kur humbim jemi majmunë

Talenti në shënjestër të ofendimeve raciste: Kur fitojmë jemi gjermanë, ndërsa kur humbim jemi majmunë

19:57, 23/06/2023

Ekipi U21 i Gjermanisë e hapi Europianin në Gjeorgji me barazim ndaj Izraelit, teksa në këtë takim humbën edhe dy penallti, gjë që bëri që disa tifozë të reagojnë ashpër.

Futbollisti i ri i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko dhe sulmuesi i Hertha-s, Jessic Ngankam, ishin të pasaktë dhe u sulmuan nga tifozët, madje u fyen në baza racore.

"Nëse fitojmë, ne jemi të gjithë gjermanë. Nëse humbasim, ju merrni britma majmuni. Jessic i mori ato, unë gjithashtu i mora. Kjo lloj gjëje nuk është pjesë e futbollit.

Nuk na mungon sepse duam, thjesht mundohemi të ndihmojmë skuadrën. Kur merr mesazhe të tilla ndihesh i neveritshëm”, ka thënë ylli i ri i Borussia Dortmundit.

Kryetrajneri i Gjermanisë, Antonio Di Salvo, ka dënuar fyerjet në kurriz të futbollistëve të përmendur.

"Nuk mund të kontrollosh gjithçka në internet, por patjetër duhet të ketë një ndëshkim. Këta janë djem që duan të luajnë për Gjermaninë, ata janë gjermanë dhe bëjnë më të mirën për këtë vend", tha Di Salvo.

Gjermania do të luajë të dielën ndeshjen e xhiros së dytë në Kampionatin Evropian kundër Republikës Çeke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco