U shpall kampion në Lojërat Olimpike Speciale/ Gersi Troka: Krenova nënën time që nuk jeton më

U shpall kampion në Lojërat Olimpike Speciale/ Gersi Troka: Krenova nënën time që nuk jeton më

19:08, 23/06/2023

Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Notari Gersi Troka dhuroi një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

Që në çerekfinale e gjysmëfinale, Gersi u shfaq ndjeshëm dominues, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë dhe të marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.

Pas triumfit, Troka dha një intervistë për mediat ku u shpreh se këtë bëri krenar nënën e tij që nuk jeton më, si dhe të gjithë shqiptarët .

“Jam shumë i gëzuar që mora pjesë në këtë kompeticion të nivelit të lartë. Jam shumë krenar për këtë arritje. Krenova nënën time që më sheh nga lartë, madje krenova gjithë Shqipërinë dhe shoqërinë time që më ka mbështetur gjithnjë,” u shpreh Troka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco