Vjen lamtumira e radhës, Juventus njofton largimin e kampionit të Botës

Vjen lamtumira e radhës, Juventus njofton largimin e kampionit të Botës

18:06, 23/06/2023

 

Pasi njoftuan largimin e Angel Di Marias ditën e djeshme, Juventusi sot është përshëndetur me një tjetër lojtar. Leandro Paredes nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka njoftuar vetë “zonja e vjetër” përmes një postimi në rrjetet sociale ku falenderon mesfushorin argjentinas. Juventusi nuk ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e Paredes.

Ky i fundit do të rikthehet në verë te skuadra e Paris Saint-Germain. Në 25 paraqitje këtë sezon me Juventusin në Serie A, Paredes arriti të realizojë një gol me fanellën bardhezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco