Shtohen zërat për largimin e Tonalit, në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij në Angli

Shtohen zërat për largimin e Tonalit, në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij në Angli

22:19, 21/06/2023

 

Thashethemet për një transferim të mundshëm të Sandro Tonalit te Newcastle po shtohen nga ora në orë. Tashmë në Itali, transferimin e mesfushorit kuqezi e konsiderojnë si diçka të kryer.

Skuadra angleze ka formalizuar ofertën e saj tek Milani prej 70 milionë eurosh plus 5 të tjera në formë bonusesh. Një ofertë kjo që i ka pëlqyer drejtuesve të Milanit dhe janë gati të lenë të lirë Tonalin, për ta sakrifikuar në mënyrë që të zhbllokojnë merkaton.

Kështu, Tonali do të transferohet në Angli, ku do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon. Një largim i hidhur nga kuqezinjtë, por që shihet si shpëtimi i merkatos verore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco