Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ofendimet ndaj gjyqtarit të finales, UEFA dënon ashpër Mourinhon dhe Romën

Ofendimet ndaj gjyqtarit të finales, UEFA dënon ashpër Mourinhon dhe Romën

17:57, 21/06/2023

 

Ofendimet ndaj gjyqtarit Anthony Taylor pas finales së Europa League i kushtojnë shumë Jose Mourinhos. Ky i fundit e akuzoi arbitrin për gjykim të parregullt që solli më pas edhe humbjen e Romës në finale, si dhe jashtë stadiumit iu drejtua me një gjuhë ofenduese.

Për këtë arsye, UEFA ka marrë vendimin duke e dënuar Jose Mourinhon me katër ndeshje pezullim. Gjithashtu nga kjo ngjarje e pëson edhe klubi i Romës që është gjobitur me 55 mijë euro dhe duhet të dëmshpërblejë Federatën e Hungarisë për dëmet që tifozët shkaktuan në stadium.

Nuk ia hedh paq sa tifozët verdhekuq, që nuk do të jenë të pranishëm në stadium për transfertën e parë Europiane të Romës pas sjelljeve të tyre. Roma u mposht nga Sevilla me 11-metërsha në finalen e Europa League, por sipas Mourinhos, ndeshja u ndikua nga vendimet e gabuara të gjyqtarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco