Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Tirana 'sparkatë' Partizanit, synohet sulmuesi i Kombëtares

Tirana 'sparkatë' Partizanit, synohet sulmuesi i Kombëtares

10:32, 21/06/2023

Tirana po mendon për goditjen e madhe. Sipas informacioneve të fundit mësohet se mund të jetë Armando Sadiku. Bardheblutë, në këtë moment që flasim, kërkojnë të afrojnë edhe një sulmues, një qendër-mesfushor dhe një qendërmbrojtës. Armando Sadiku, nga ana e vet, ka marrë një ofertë nga Tirana dhe nëse pranon mund të jetë pjesë e bardhebluve në sezonin e ri futbollistik.

Kjo do të ishte goditje bombë e merkatos, ndërsa Tirana do të ishte ekipi më i fortë në letër. Ama Tirana nuk është skuadra e vetme që kërkon Sadikun. Edhe Partizani është në bisedime me cërrikasin. Partizani i ka bërë një propozim për ndeshjet e Europës, por ende nuk ka marrë përgjigje finale nga elbasanasi. E njëjta gjë është edhe për Xhuliano Skukën, por në këtë rast janë të përfshira disa palë. Mediat spanjolle bëjnë me dije se 32-vjeçari ka vendosur të mos rinovojë me klubin e Kartagjenës, ku shënoi 8 gola në pjesën e parë të sezonit, por më pas u abonua me stolin. Aktualisht sulmuesi po angazhohet me Kombëtaren në ndeshjet eliminatore të “Euro 2024”.

AFRIMET – Tirana është mjaft aktive në këtë merkato dukeafruar lojtarë që kanë lënë gjurmë në Superiore. Pasi zyrtarizuanSelmanin, Kainën, Obanorin dheLatifin, bardheblutë kanë arritur akordin edhe me Albi Dokën eGledi Micin dhe e zyrtarizuan.Megjithatë, këto afrime nuk iheqin mundësinë të rinjve përtë qenë pjesë e skuadrës sëparë. Pritet gjithashtu firma eFjoart Jonuzit, Erjon Hoxhallaritdhe Egzon Bejtullait.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco