VIDEO/ UEFA i bën jehonë, 'perla' e Asllanit është mes golave më të bukur

VIDEO/ UEFA i bën jehonë, 'perla' e Asllanit është mes golave më të bukur

10:20, 21/06/2023

Shqipëria ia doli të triumfonte ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke dalë me tri pikë nga kjo transfertë që nuk rezultoi fort e lehtë.

Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi. Por ai që ra në sy të të gjithëve ishte goli i realizuar nga mesfushori elbasanas, Kristjan Asllani. Supergoli i futbollistit të Interit çoi peshë zemrat e tifozëve shqiptar dhe i dha sërish avantazhin kuqezinjve në një transfertë delikate.

Pikërisht, ky gol, është përzgjedhur nga UEFA si një nga golat më të bukur dhe është në garë me të tjerë gola për të zgjedhur më pas më të bukurin.

Golat që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i turkut Arda Guler ndaj Uellsit, goli i hungarezit Roland Sallai në ndeshjen Hungari-Lituani dhe goli i Bukayo Saka në ndeshjen mes  Anglisë dhe Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco