Champions/ Partizani mëson rivalët e mundshëm nëse kalon turin e parë kualifikues

Champions/ Partizani mëson rivalët e mundshëm nëse kalon turin e parë kualifikues

10:00, 21/06/2023

Sot do të hidhet në Nion të Zvicrës shorti për turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Të kuqtë e Partizanit do të luajnë në turin e parë ndaj BATE Borisov dhe sot do të mësojnë kundërshtarin e mundshëm në rast se kalojnë turin. Duke qenë se Partizani luan ndaj një kundërshtari të fortë si BATE Borisov, në turin e dytë ata do të jenë në vazon e skuadrave favorite.

Shorti do të hidhet në orën 12:00, teksa UEFA ka bërë edhe ndarjen e vazove dhe rivalët e mundshëm që do të ketë në short. Në rast se Partizani eliminohet në turin e parë të Championsit, atëherë do të luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

KUNDËRSHTARËT E MUNDSHËM TË PARTIZANIT:

Fituesi i ndeshjes 13: FC Astana (Kazakistan) / FC Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)

Fituesi i ndeshjes 14: Hamrun Spartans FC (Maltë) / Makabi Haifa FC (Izrael)

Fituesi i ndeshjes 15: FC Urartu (Armeni) / HSK Zrinjski (Bosnje)

Aris Limassol FC (Qipro)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco