Njihuni me rivalin e Tiranës në Conference League, aty ku u bë i famshëm Kvaratskhelia

Njihuni me rivalin e Tiranës në Conference League, aty ku u bë i famshëm Kvaratskhelia

16:58, 20/06/2023

Tirana do të nisë rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës në këtë edicion duke luajtur përballë një ekipi gjeorgjian.

Rivali i saj, Dinamo Batumi, nuk është një nga emrat më të njohur të futbollit gjeorgjian, por në vitet e fundit, ka bërë hapa të mëdhenj përpara në arenën ndërkombëtare.

Bardheblutë duhet të jenë të ndërgjegjshëm që skuadra gjeorgjiane ka bërë mjaft mirë së fundmi me një titull kampion të fituar në vitin 2021, një Superkupë në vitin 2022 dhe një vend të dytë në renditje po në edicionin  kaluar. 

Investimet për klubin janë rritur ndjeshëm dhe vetëm 3 vite më parë, përfundoi rikonstruksioni i stadiumit prej 20 mijë vendesh në Batumi, që kushtoi 25 milionë euro.

Investimi në rritje në qytetin e dytë për nga rëndësia në Gjeorgji, në krahinën autonome të Adjara, vijnë për faktin e kjo është zona më e famshme turistike në vend, e njohur gjerësisht si “Las Vegasi i Detit të ZI” për shkak të resorteve dhe kazinove.

Shtimi i investimeve edhe në futboll ka bërë që në skuadrën aktuale të ketë një emër të njohur si Musa Konate, sulmuesin e Senegalit, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe në Serinë A me Xhenoan.

Por ndërkohë, klubi ka investuar shumë edhe te emrat e rinj dhe një nga më të famshmit që ka kaluar në radhët e tij është Kviça Kvaratskhelia, i cili më pas u transferua te Napoli dhe cilësohet si një nga yjet aktual të Serisë A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco