Spanja fiton në ruletën e penalltive, Kroacia humb një tjetër finale

Spanja fiton në ruletën e penalltive, Kroacia humb një tjetër finale

23:42, 18/06/2023

Në edicionin e tretë të Nations League triumfon Spanja. Përfaqësuesja iberike mposhti në finale Kroacinë vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, teksa 120 minuta lojë përfunduan me rrjeta të paprekura.

Shumë keqardhje për Kroacinë e Zlatko Dalicit dhe Luka Modricit, që humbin një tjetër finale të një kompeticioni madhor, pas Botërorit 2018.

Për mënyrë sesi u luajt kjo finale, ndoshta Kroacia meritonte më shumë, por fati nuk ishte më të në ruletën e penalltive.

Goditjet e penalltive: 4-5

Kroacia                                                   Spanja

Vlasic +                                                   Joselu +

Brozovic +                                               Rodri +

Modric +                                                 Merino +

Majer    –                                                 Asensio +

Perisic +                                                  Laporte –

Petkovic –                                                Carvajal +

Si të gjitha finalet, Kroaci – Spanjë nisi si një lojë shahu, pa shumë argëtim. Nga njëra anë Perisic e nga ana tjetër tjetër Gavi u përpoqen të ndryshonin rrjedhën e lojës, por pa mundur të shënojnë gjatë pjesës së parë.

Kramaric do ta gjente veten përballë Unai Simon, pas një vrapimi në kufirin e pozicionit jashtë loje, por gabon përballë portierit kundërshtar.

Kroacia, në fakt, gjatë fraksionit hapës ishte më dominuese në lojë dhe pati më shumë goditje në portë.

Kështu pjesa e parë, që ishte më shumë taktike, u mbyll me rrjeta të paprekura.

Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Kroacinë, që nuk arrin të shfrytëzojë si duhet një gabim në dalje të Unai Simon në të 51-tën.

Asensio u kundërpërgjigj me kokë në të 57-tën, me topin që shkoi paksa mbi tra.

Rastin më ideal në pjesën e dytë e pati Ansu Fati, në minutën e 84-t, me Perisicin që bën shpëtimtarin mbi vijën fatale.

Pak sekonda para se të mbyllej koha e rregullt, Asensio shkakton drithërima në portën e Livakovic, por topi shkon jashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco