Perisic shpëton Kroacinë mbi vijën fatale, finalja me Spanjën shkon në shtesë

Perisic shpëton Kroacinë mbi vijën fatale, finalja me Spanjën shkon në shtesë

22:40, 18/06/2023

 

 Kroaci – Spanjë nisi si një lojë shahu, pa shumë argëtim. Nga njëra anë Perisic e nga ana tjetër tjetër Gavi u përpoqen të ndryshonin rrjedhën e lojës, por pa mundur të shënojnë gjatë pjesës së parë.

Kramaric do ta gjente veten përballë Unai Simon, pas një vrapimi në kufirin e pozicionit jashtë loje, por gabon përballë portierit kundërshtar.

Kroacia, në fakt, gjatë fraksionit hapës ishte më dominuese në lojë dhe pati më shumë goditje në portë.

Kështu pjesa e parë, që ishte më shumë taktike, u mbyll me rrjeta të paprekura.

Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Kroacinë, që nuk arrin të shfrytëzojë si duhet një gabim në dalje të Unai Simon në të 51-tën.

Asensio u kundërpërgjigj me kokë në të 57-tën, me topin që shkoi paksa mbi tra.

Rastin më ideal në pjesën e dytë e pati Ansu Fati, në minutën e 84-t, me Perisicin që bën shpëtimtarin mbi vijën fatale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco