Acerbi: Italia ka nevojë për lojtarë të rinj, të mposhtësh Holandën nuk është e lehtë

Acerbi: Italia ka nevojë për lojtarë të rinj, të mposhtësh Holandën nuk është e lehtë

21:02, 18/06/2023

 

Italia zuri vendin e tretë të Nations League pasi mposhti Holandën me rezultatin 3-2. Mbrojtësi i “azzurrëve”, Francesco Acerbi ka folur pas kësaj fitoreje për mediat dhe është shprehur se grupi duhet të përbëhet edhe me më shumë lojtarë të rinj.

“Ndërrimi i brezit? Është e drejtë që kështu duhet të jetë Italia ka nevojë për lojtarë të rinj, djemtë kanë nevojë për të luajtur.”

BUONGIORNO – “Ai bëri një lojë të shkëlqyer, është një djalë modest dhe shumë i mirë dhe kjo duket menjëherë. Buongiorno ka personalitet, sigurisht që do të jetë në rrugë, ka gjithçka.”

EKIPI – “Kemi ndryshuar shumë. Holanda është një ekip i fortë, ne donim të përfundonim me nota të larta dhe të merrnim këtë fitore. Natyrisht ne donim të luanim në finale, por gjithsesi të mposhtim Holandën nuk është kurrë e lehtë.” – tha Acerbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco