Zyrtare/ Përforcimi i gjashtë në këtë merkato, Vllaznia firmos me mbrojtësin 26 vjeçar

Zyrtare/ Përforcimi i gjashtë në këtë merkato, Vllaznia firmos me mbrojtësin 26 vjeçar

14:51, 18/06/2023

Pas shumë largimeve në ditët e fundit, Vllaznia e re ka nisur të marrë formë. Shkodranët kanë firmosur zyrtarisht me mbrojtësin Milos Stojanvic.

Qendërmbrojtësi serb ishte sezonin e fundit pjesë e Kastriotit dhe pavarësisht se skuadra krutane ra nga kategoria, mbrojtësi mbetet në Superiore. Pasi siguroi firmën e Juric ditën e djeshme, Vllaznia gjen në këtë mënyrë një tjetër qendërmbrojtës.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Milos Stojanovic. 26 vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kastriotit”, shkruan klubi shkodran.

Stojanovic është përforcimi i gjashtë i Vllaznisë, që më parë ka firmosur me Ildi Grudën, Eslit Salën, Darko Dodev, Konstantin Cheshmedjiev dhe Redon Dragoshin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco