Luhet 'finalja e vogël' e Ligës së Kombeve/ Holandë-Itali, Koeman dhe Mancini rreshtojnë titullarët

Luhet 'finalja e vogël' e Ligës së Kombeve/ Holandë-Itali, Koeman dhe Mancini rreshtojnë titullarët

14:25, 18/06/2023

Final Four i Ligës së Kombeve do të japë verdiktin e saj! Këtë të dielë, Holanda sfidon Italinë në finalen e vogël të këtij kompeticioni.

Një takim prestigjioz mes dy kombëtareve të vendosura për të rrëmbyer vendin e tretë në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Të mposhtur nga Kroacia në gjysmëfinale pas një ndeshjeje me një skenar të jashtëzakonshëm (2-4), djemtë e Ronald Koeman, do të jenë të etur për të triumfuar para publikut të tyre.

Nga ana e tjetër, azurrët, kampionë të Europës 2021 dhe të mundur nga Spanja në minutat e fundit të gjysmëfinales (1-2), dëshirojnë ta mbyllin mirë këtë kompeticion dhe shpresojnë të arrijnë në podium.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco