VIDEO/ E papranueshme, tifozët e Portugalisë vërshëllejnë lojtarin e tyre, përgjigja erdhi edhe nga Porto

VIDEO/ E papranueshme, tifozët e Portugalisë vërshëllejnë lojtarin e tyre, përgjigja erdhi edhe nga Porto

10:55, 18/06/2023

Ndonëse nuk pati incidente të rënda, incidenti në fundin e ndeshjes mes Portugalisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është një nga temat më të rëndësishme në mediat portugeze mëngjesin e sotëm.

Tifozët portugez dhe të bosnjes krijuan një atmosferë të mrekullueshme mbrëmë në të famshmin Da Luz në ndeshjen e raundit të tretë të kualifikuesve për Kampionatin Europian, e cila i shkoi vendasve me rezultat 3:0.

Mirëpo, skena e padëshiruar ka ndodhur në minutën e 87-të të ndeshjes, ku aktorët kanë qenë tifozë vendas. I gjithë stadiumi shau lojtarin zëvendësues, Otavio, i cili u fut në lojë në vend të Bernardo Silvës.

 

 

Bëhet fjalë për sulmuesin e Portos “të urryer”, rivalit të madh të Benfikës, në stadiumin e të cilit u luajt kjo ndeshje dhe tifozët e të cilit ishin më të shumtë në tribunë. Ata e vërshëllyen sulmuesin në çdo kontakt me topin, por për fat ai nuk qëndroi gjatë në lojë, kështu që e kishte më të lehtë t'i përballonte të gjitha.

Menjëherë pas incidentit ka reaguar edhe klubi i Portos , që mbrojtur lojtarin e tij në rrjetet sociale dhe ka ndarë një foto domethënëse në rrjetet sociale.

Është një foto në të cilën Otavio mbulon veshët, sikur ajo që po ndodhte në tribuna nuk e shqetësonte.

Image

“Një foto që i thotë të gjitha”, thuhet në përshkrimin e postimit në faqen e Portos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco