Shqipëria siguron fitoren e parë në grup, supergolat e Asanit dhe Bajramit ndëshkojnë Moldavinë

Shqipëria siguron fitoren e parë në grup, supergolat e Asanit dhe Bajramit ndëshkojnë Moldavinë

22:42, 17/06/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti në “Air Albania” kundër Moldavisë ndeshjen e dytë të saj në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

Nën përkrahjen e zjarrtë të tifozëve që kishin mbushur plot stadiumin, kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Në pjesën e parë lojtarët tanë dominuan lojën, patën disa raste për shënim, por nuk mundën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 51-të Jasir Asani shënon një supergol, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

 

 

Nuk ndalen me kaq të besuarit e Silvinjos, pasi në të 76’ është Nedim Barjami që me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës shënon golin e dytë, duke i dhuruar qetësinë e duhur kuqezinjve.

 

 

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Shqipëria merr fitoren e parë në grup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco