Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Rinovimi, PSG përfshin familjen e Mbappe-s dhe nis të përdor përsëri truke ‘të pista’

Rinovimi, PSG përfshin familjen e Mbappe-s dhe nis të përdor përsëri truke ‘të pista’

19:53, 14/06/2023

Mediat spanjolle shkruajnë se PSG ka përfshirë “politikën” në rastin e Kylian Mbappe dhe se po i bëjnë sërish presion atij dhe familjes për një kontratë të re.

Francezi e bëri të qartë ditët e mëparshme se nuk do të rinovojë kontratën me këtë skuadër dhe se do të bëhet lojtar i lirë në vitin 2025, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se për këtë shkak presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe sheikët e Katarit u përfshinë edhe një herë në këtë histori.

Ngjashëm ka qenë hera e parë, më saktë në vitin 2021, kur edhe Mbappe shprehu dëshirën për t'u larguar nga PSG, por në momentin e fundit dhe me të njëjtin presion ndaj tij dhe familjes, ai rinovoi kontratën me PSG-në dhe qëndroi besnik për këtë për ekipin.

Taktika të ngjashme po përdorin sërish pronarët e PSG-së dhe në gjithçka kanë përfshirë edhe presidentin e Francës, por do të shohim nëse do të funksionojë këtë herë, apo nëse Mbappe do të ndryshojë sërish vendimin e tij dhe do të qëndrojë me fanellën e skuadrës franceze.

Mbappe është kontraktuar me PSG-në deri në verën e vitit 2025 dhe më pas do të bëhet lojtar i lirë, dhe e vetmja mënyrë që klubi të fitojë para, është shitja e tij.

Mediat franceze më herët shkruanin se drejtuesit e PSG-së nuk duan ta shesin Mbappe te Reali dhe se nëse ai tashmë largohet nga klubi, do ta vazhdojë karrierën në një ambient tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco