Dani Alves iu refuzua sërish lirimi: Do ta vërtetoj që nuk e kam përdhunuar

Dani Alves iu refuzua sërish lirimi: Do ta vërtetoj që nuk e kam përdhunuar

17:36, 14/06/2023

Gjykata në Barcelonë ka refuzuar sërish lirimin e Dani Alves nga paraburgimi dhe ai ka thënë se do ta vërtetojë pafajësinë e tij në gjykatë për përdhunimin e një 23-vjeçareje.

Futbollisti brazilian u arrestua në Spanjë më 20 janar dhe u transferua menjëherë në burgun Brians 2, ku pret fillimin e gjyqit. Dje gjykata refuzoi për herë të katërt kërkesën e tij për lirim të përkohshëm sepse mund të arratiset në Brazil, vend që nuk i ekstradon shtetasit e tij në Spanjë.

"Kjo po zgjat shumë. Unë jam në burg që nga 20 janari dhe gjyqi im nuk ka filluar ende. Do të vërtetoj që jam i pafajshëm dhe se kemi bërë seks konsensuale. Pse kanë frikë se do të largohem në Brazil? Epo, unë udhëtova nga Meksika për në Spanjë për t'u dorëzuar në polici. Kjo sigurisht nuk do të bëhej nga askush që e di se është fajtor. Unë u dorëzova në polici për të provuar pafajësinë time sepse kam në plan të jetoj në Barcelonë me fëmijët e mi”, tha Alves.

Alves akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një nga tualetet e një klubi nate në Barcelonë më 30 dhjetor 2022 dhe ka ndryshuar disa herë deklaratën e tij. Fillimisht, ai pretendoi se nuk e njihte vajzën dhe se nuk kishte marrëdhënie seksuale me të, dhe sipas versionit të fundit të ngjarjes, ai ishte ulur në tualet dhe ajo iu afrua dhe u hodh në drejtim të tij.

“Vetëm ne të dy e dimë se çfarë ka ndodhur dhe sidomos çfarë nuk ka ndodhur. Unë them të vërtetën dhe ajo e di shumë mirë. Shpresoj që të gjithë ta kenë të qartë pse thashë herën e parë që nuk kishte asgjë mes nesh. Doja të shpëtoja martesën time, kjo është arsyeja e vetme dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, tha Alves, i cili u la nga gruaja e tij Joana Sanz menjëherë pasi shkoi në burg.

Për momentin, ende nuk dihet se kur do të fillojë gjyqi i Alves.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco