Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Cuadrado largohet nga Juventusi, dy klube shfaqin interes për kolumbianin

Cuadrado largohet nga Juventusi, dy klube shfaqin interes për kolumbianin

17:06, 14/06/2023

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Sky Sport Italia” raportojnë se Juan Cuadrado do të largohet nga Juventusi kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor.

Cuadrado njoftoi të martën se bardhezinjtë i ofruan një kontratë për të vazhduar bashkëpunimin, por duket se ai e refuzoi dhe synon të largohet nga klubi.

Fenerbahçe, e drejtuar nga eksperti italian Vincenzo Montella, është i interesuar për shërbimet e kolumbianit të madh, por edhe Sevilla.

Cuadrado është 35 vjeç, fillimisht erdhi te Juve në huazim nga Chelsea në vitin 2015 dhe më pas u kthye në radhët e Zonjës së Vjetër verën e ardhshme, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me vlerë 5 milionë euro. Juventusi e kompletoi transferimin e tij në vitin 2017 për 20 milionë euro.

Anësori shënoi 26 gola në 314 paraqitje për Juventusin, fitoi pesë tituj kampion italian, katër Kupa dhe dy Superkupa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco