Lajmi i fundit

VIDEO/ Erion Veliaj 7 orë e gjysëm në SPAK: Dhashë të gjitha shpjegimet për inceneratorët

Italianët, mbretërit e stilit: Azzurrët do të luajnë nesër me fanella 125-vjeçare

Italianët, mbretërit e stilit: Azzurrët do të luajnë nesër me fanella 125-vjeçare

16:44, 14/06/2023

Kombëtarja italiane e futbollit prezantoi fanellat 125-vjeçare, me të cilat do të luajë në ndeshjen e nesërme gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Azurrët presin nesër një duel gjysmëfinal të Ligës së Kombeve Spanjën dhe për atë ndeshje kanë përgatitur një surprizë të vogël për tifozët e tyre.

Në atë ndeshje, ata do të luajnë me një fanellë të vitit 1898, viti në të cilin u themelua Federata e tyre.

Pas Ligës së Kombeve, italianët presin vetëm në shtator vazhdimin e kualifikimeve për Europianin që do të luhet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Kualifikimi për në EURO nuk nisi shumë mirë pasi anglezët i mposhtën në turin e parë 2-1, por Azzurri-t u rikthyen në lojë me fitore në Maltë.

Skuadra e Roberto Mancinit thjesht duhet të kualifikohet në EURO, pasi nuk ishte e pranishme në Botërorin e vitit të kaluar në Katar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco