Zyrtare/ Partizani prezanton trajnerin e ri, Zekic merr drejtimin e 'Demave'

Zyrtare/ Partizani prezanton trajnerin e ri, Zekic merr drejtimin e 'Demave'

16:55, 12/06/2023

Tashmë është zyrtare, Zoran Zekic është trajneri i ri i Partizanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Zekic merr drejtimin e “Demave” për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Ndërkohë që në postimin e publikuar nga Partizani është edhe drejtori sportiv i ri Arbër Abilaliaj.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Zyrtare

Welcome Zoran Zekic

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekic. 49-vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

Në sezonin e fundit Zekic ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekic vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco