VIDEO/ Rrethohen nga tifozët dhe policia, familjarët e Berlusconit mbërrijnë në spital

VIDEO/ Rrethohen nga tifozët dhe policia, familjarët e Berlusconit mbërrijnë në spital

12:41, 12/06/2023

Gruaja dhe fëmijët e Silvio Berlusconi kanë mbërritur në spitalin 'San Raffaele' aty ku sot ish-kryeministri italian ndërroi jetë, rreth orës 9:30 të mëngjesit. 

Pak pas konfirmimit të lajmit, familjarët e Berlusconit nuk ndodheshin në spital, teksa mediat italiane kanë publikuar momentin e mbërritjes së tyre.

Të pranishëm ishin edhe mbështetës politikë dhe tifozë, ndërsa në ambientet e spitalit ka patur edhe forca policie. 

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano.

Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike.

Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive.

Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011.

Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco