Interi ‘harron’ finalen, gati një mesfushor për Inzaghin

Interi ‘harron’ finalen, gati një mesfushor për Inzaghin

13:23, 12/06/2023

Interi nuk ka kohë të ‘qajë’ humbjen në Ligën e Kampionëve, pasi drejtuesit kanë nisur menjëherë punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Franck Kessie duket se është objektivi i madh për mesfushën dhe Marotta e Ausilio kanë nisur prej javësh negociatat me Barcelonën.

Zikaltrit kanë ofruar këmbimin kokë më kokë me njërin mes Dumfries dhe Correas, teksa katalanët nga ana tjetër kërkojnë kartonin e kroatit Marcelo Brozovic.

Drejtuesit e Barcelonës ishin në Stamboll për finalen dhe mediat italiane konfirmojnë se ka pasur edhe një takim me homologët e Interit, por nuk dihen ende detajet e bisedimeve mes palëve.

Fjalën e fundit pritet ta thotë trajneri Simone Inzaghi, që me përshtatjen e Calhanoglu para mbrojtjes, mund të pranojë të heqë dorë nga Brozovic, në mënyrë që të shtojë më shumë muskuj me Kessie në mesfushë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco