Festa e Championsit sjell pasoja për asistentin e Guardiolës, i zhduket babai në Stamboll

Festa e Championsit sjell pasoja për asistentin e Guardiolës, i zhduket babai në Stamboll

11:16, 11/06/2023

Fitorja në finalen e Championsit, duhet të ishte një festë e paharrueshme por për asistentin e Guardiolës, Enzo Maresca nuk ka rezultuar e tillë. Trajneri italian kishte të pranishëm në stadium edhe babanë e tij, por kontaktet me të kanë humbur.

Babai i Marescas ishte në stadium për të parë finalen mes Cityt dhe Interit por pas ndeshjes, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Enzo Marescan dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. Menjëherë është bërë një kallëzim në polici, teksa forcat turke kanë nisur nga puna për të gjetur personin në fjalë.Image

Deri në orët e para të mëngjesit, nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me të, teksa kërkimet po vijojnë. Maresca është në stafin e Manchester Cityt që nga viti 2022, por më parë ka mbajtur edhe rolin e trajnerit të Manchester City U23.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco