Mentor Mazrekaj zyrtarisht pjesë e kampionëve të Maqedonisë së Veriut: Do të ndihmoj ekipin në objektivat e vënë

Mentor Mazrekaj zyrtarisht pjesë e kampionëve të Maqedonisë së Veriut: Do të ndihmoj ekipin në objektivat e vënë

10:34, 11/06/2023

Ashtu siç ishte bërë e ditur pak ditë më parë, Mentor Mazrekaj ka hedhur firmën mbi kontratën që do ta bëjë futbollistin më të ri të kampionëve të Maqedonisë së Veriut, Strugës.

Fantazisti që u largua nga Laçi në përfundim të sezonit, zgjodhi të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut, teksa në prezantim pranoi se një rol të rëndësishëm në këtë transferim ka pasur edhe trajneri Shpëtim Duro.

“Është një transferim që erdhi me insistimin e profesor Duros, pasi dihen raportet që kam me të dhe nuk mund ta refuzoja. Kam ardhur me shumë dëshirë këtu dhe të gjithë më kanë pritur ngrohtë, ndaj besoj që do të ambientohem shpejt dhe të ndihmoj skuadrën si në përfaqësimin europian, ashtu edhe mbrojtjen e titullit sezonin e ardhshëm”, deklaroi Mazrekaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco