Shënoi golin e fitores së Cityt, Rodri shpallet ‘Lojtari i Finales’

Shënoi golin e fitores së Cityt, Rodri shpallet ‘Lojtari i Finales’

23:13, 10/06/2023

Në stadiumin “Ataturk” të Stambollit u luajt finalja e Champions League ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit, shkruan Syri.net.

Manchester City fiton me rezultatin minimal 1-0, duke ngritur për herë të parë në historinë e klubit trofeun e Championsit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 68-të u zhbllokua rezultati.

Bernardo Silva kthen një top në zonë aty ku Rodri gjendet në vendin e duhur, gjuan saktë, duke mposhtur Onanën.

Është pikërisht Rodri që nga UEFA shpallet “Lojtari i Ndeshjes”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco