City-Inter, në stadiumin ku është luajtur finalja më e çmendur e Ligës së Kampionëve

City-Inter, në stadiumin ku është luajtur finalja më e çmendur e Ligës së Kampionëve

16:33, 10/06/2023

Manchester City dhe Interi do të luajnë sonte në stadiumin “Olimpik Ataturk” të Stambollit finalen e Ligës së Kampionëve.

Është një stadium shtetëror në qytetin më të madh të Turqisë që mban 75,000 shikues dhe mban emrin e të famshmit Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të republikës moderne turke.

Ndërtimi i stadiumit ka kushtuar 350 milionë euro dhe është hapur në vitin 2002.

Megjithatë, të paktë janë ata që nuk e mbajnë mend ndeshjen e zhvilluar aty më 25 maj 2005, e cila hyri në analet e futbollit evropian.

Është ndeshja më e njohur që është luajtur në Ataturk, ku pjesëmarrës ishin Liverpool dhe Milan, të cilët u ndeshën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Milani kryesonte 3-0 në pjesën e parë falë një gol të Paolo Maldinit dhe dy të Hernan Crespos, por në pjesën e dytë Liverpooli bëri një mrekulli dhe në minutën e 54-të deri në minutën e 61-të barazoi në 3-3 me golat e Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso.

Veç të treve, heroi ka qenë edhe portieri i Liverpoolit, Jerzy Dudek, i cili fillimisht e ka penguar për mrekulli Andrii Shevchenkon të shënojë për 4-3 dhe më pas ka shpëtuar goditjen e tij vendimtare në penallti dhe i ka sjellë trofeun kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco