Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Tevez mbron Messin: Zgjodhi Amerikën për të ndihmuar lojtarët e Barçës, tani do jetë i qetë

Tevez mbron Messin: Zgjodhi Amerikën për të ndihmuar lojtarët e Barçës, tani do jetë i qetë

15:14, 10/06/2023

Lionel Messi po largohet nga Evropa pas një karriere të tërë të kaluar në Kontinentin e Vjetër dhe do të zbarkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë verë për të filluar një aventurë të re në MLS me Inter Miami të David Beckham.

Ish-sulmuesi Carlos Tevez, bashkatdhetari i tij, i doli kampionit të botës në mbrojtje, ndërsa tha për mediet spanjolle se Messi mori këtë vendim për të ndihmuar lojtarët e Barcelonës.


“Më duket se Leo mori një vendim të mirë, duke e njohur atë dhe duke u përpjekur të kuptonte situatën e tij. Ai nuk donte të kthehej në Barcelonë dhe të shihte që shokëve të skuadrës u uleshin rrogat. Fjalimet e lëndojnë atë më shumë se çdo gjë tjetër dhe mendoj se përpjekjet e Braçës kanë qenë gjithmonë të vakëta. Leo shkon në Miami, në një qytet që e do dhe që mund t’i garantojë qetësi shpirtërore për të dhe për familjen e tij. është zgjedhja më e mirë. Nëse nuk do të ishte Barcelona, nuk mund të ishte asnjë klub tjetër në Evropë.”-deklaroi Tevez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco