Kush janë lojtarët me vlerën më të lartë në merkato?

Kush janë lojtarët me vlerën më të lartë në merkato?

16:44, 07/06/2023

 

CIES (Qendra ndërkombëtare për studimet sportive) ka publikuar studimin e fundit në lidhje me vlerën e kartonit të të gjithë futbollistëve profesionistë.

Nuk ka surpriza dhe në vendin e parë në këtë renditje të veçantë qëndron Erling Haaland, vlera e së cilit sipas Observatorit shkon rreth 245 milionë euro. Në vendin e dytë qëndron Vinicius jr i Realit të Madridit, vlera e të cilit është 196 milionë, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Bukayo Saka, që vlen 195 milionë.

Vetëm në vendin e 10-të qëndron Kylian Mbappé, por në këtë renditje vendos shumë kohëzgjatja e kontratës së lojtarëve. Nëse kontrata skadonte për të gjithë të paktën pas tre vitesh atëherë në krye do të ishte Vinicius, i ndjekur nga Mbappé dhe Haaland. Rafael Leao renditet në vendin e 16-të dhe është lojtari që vlen më shumë në Serie A, 113 milionë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco