Vjen goditja e parë në merkato, Egnatia firmos me mbrojtësin e Bylisit

Vjen goditja e parë në merkato, Egnatia firmos me mbrojtësin e Bylisit

17:47, 03/06/2023

 

Egnatia nuk ka kohë për të humbur dhe pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, kanë bërë goditjen e parë për merkaton e verës. Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar transferimin e parë i cili është Stivian Janku.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Egnatias përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit ku prezantohet mbrojtësi 25-vjeçar.

“Stivian Janku është afrimi i parë i klubit për sezonin e ri. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin gjatë ditës së sotme dhe do t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet për ndeshjet e Conference League.” – shkruhet në faqen zyrtare të klubit rrogozhinas.

Janku ishte pjesë e Bylisit që nga vera e vitit 2019, aty ku u transferua prej Luftëtarit. Këtë sezon në “Abissnet Superiore”, mbrojtësi 25-vjeçar arriti të paraqitet 20 herë me fanellën e mallakastriotëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco