Largimi i Kim i pashmangshëm, mbrojtësi i jep lamtumirën nesër Napolit

Largimi i Kim i pashmangshëm, mbrojtësi i jep lamtumirën nesër Napolit

17:11, 03/06/2023

 

Pas largimit të Luciano Spallettit nga stoli, Napoli është drejt humbjes së një prej titullarëve të ekipit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin korean, Kim Min-Jae që me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës.

Sipas prestigjiozes “Gazzetta dello Sport”, kalimi i mbrojtësit 26-vjeçar në radhët e Manchester United në verë është i pashmangshëm. Kim nuk do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A për shkak të numrit të plotësuar të kartonëve.

Megjithatë, ish-mbrojtësi i Fenerbahces do të jetë në stadiumin “Maradona” në ndeshjen ndaj Sampdorias për t’i dhënë lamtumirën tifozëve napolitanë.

Transferimi i Kim Min-Jae te “djajtë e kuq” pritet të ndodhë brenda dy javëve të para të korrikut. Mbrojtësi korean u transferua te Napoli verën e kaluar nga Fenerbahce për shifrën e 18 milionë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco