Zyrtare/ Karl-Heinz Rummenigge kthehet te Bayern Munich!

Zyrtare/ Karl-Heinz Rummenigge kthehet te Bayern Munich!

18:07, 30/05/2023

Dy vite pas dorëheqjes së tij kur ishte kryetar i bordit të drejtorëve të Bayern Munich ku i kishte lënë vendin Oliver Kahn, Karl-Heinz Rummenigge po rikthehet në klubin bavarez. Fituesi i Topit të Artë të viteve 1980 dhe 1981 i dyfishtë i Ligës së Kampionëve (1975 dhe 1976) është emëruar si anëtar i ri i bordit mbikëqyrës të Bayern Munichut, siç njoftohet nga Rekordmeister.

“Do të doja të falënderoja Bordin Mbikëqyrës për besimin e tyre dhe mezi pres të mbështes Bayern në të ardhmen. Unë kam qenë shumë me fat dhe i nderuar të festoj shumë suksese me këtë klub, ndaj jam i lumtur që përmbush kërkesën e bordit të drejtorëve”, tha 67-vjeçari në emërimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco