Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Festë e shfrenuar pas ngjitjes në La Liga, Uzuni përfundon në… shatërvanët e qytetit

VIDEO/ Festë e shfrenuar pas ngjitjes në La Liga, Uzuni përfundon në… shatërvanët e qytetit

12:08, 28/05/2023

Myrto Uzuni është padyshim heroi i Granadës, pasi këta të fundit arritën të fitojnë titullin në Ligën e Dytë spanjolle dhe ku Uzuni u shpall golashënuesi më i mirë në kampionat me 23 gola dhe 5 asiste.

Pasi mori çmimin si golashënues dhe “po” nga e dashura e tij pas propozimit, Uzuni është bërë protagonist edhe në festën jashtë stadiumit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet me skuadrën e tij duke festuar, e duke u freskuar në një nga shatërvanët që ndodhej pranë tyre.

Videoja në rrjetet sociale është bërë virale dhe natyrisht pas një sezoni të tillë me shumë suksese, festa të tilla janë mëse legjitime për të dhe skuadrën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco