'Rikonfirmuam veten', Inzaghi pas Kupës: Championsi? Luajmë për gjithçka

'Rikonfirmuam veten', Inzaghi pas Kupës: Championsi? Luajmë për gjithçka

09:50, 25/05/2023

Simone Inzaghi konfirmohet edhe njëherë si trajneri i Kupave pasi siguroi një tjetër trofe me triumfin përballë Fiorentinës. Kjo fitore i siguroi trajnerit zikaltër Kupën e dytë radhazi të Italisë me Interin, por që vjen në një ndeshje të vuajtur.

Megjithatë, pas ndeshjes, Inzaghi është vetëm i lumtur dhe i bën komplimentat skuadrës së tij, me të cilën kërkon të ngrihet edhe në kupolën e Europës në finalen e Champions League përballë Manchester Cityt.

“Jam i lumtur sepse kemi fituar një kupë që e dëshironim. Donim të rikonfirmonim veten edhe njëherë pas vitit të kaluar. Jemi treguar të gjithë të mirë, djemtë u treguan të zotë”, shprehet fillimisht Inzaghi që nuk harron të komplimentojë edhe kundërshtarin.

“Gjetëm përballë një skuadër me vlera, që na vendosi shumë në vështirësi. E nisëm me këmbën me qasjen e gabuar, diçka që zakonisht nuk e bëjmë. Megjithatë, djemtë u treguan shumë të zotë, u rikthyem në lojë dhe më pas përmbysëm gjithçka. Mposhtën një skuadër me shumë vlera.”

Finalja e parë e këtij fundsezoni u fitua nga Interi, por në horizont është një tjetër trofe, ndoshta më i rëndësishmi, ai i Champions League. Përballë është një skuadër shumë e vështirë në letër si Manchester City, por Inzaghi ka besim se Interi i tij mund të bëjë mirë.

“Ne duam që të luajmë për gjithçka dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi edhe dy ndeshje në kampionat dhe më pas finalen e Stambollit. Duam të vazhdojmë kështu.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco