Akuza të rreme për përdhunim, dënohet me burg avokati që kishte ideuar shantazhin ndaj Balotellit

Akuza të rreme për përdhunim, dënohet me burg avokati që kishte ideuar shantazhin ndaj Balotellit

19:18, 24/05/2023

Gjykata e Vicenzës dënoi me 2 vjet e 3 muaj avokatin Roberto Imparato me akuzën e tentativës për zhvatje, i cili gjithashtu do të duhet të paguajë 80 mijë euro si dëmshpërblim për dëmin ndaj Mario Balotellit.

Sipas raportimeve të medieve italiane, sulmuesi kishte rënë viktimë e një shantazhi, të orkestruar nga avokati dhe një vajzë 22-vjeçare.

Personat në fjalë kërkonin 100,000 euro në këmbim, ndërsa akuzonin se Balotelli kishte përdhunuar të renë, e cila në atë kohë thoshte se kishte qenë 17 vjeçe.

Megjithatë pas verifikimeve, rezultoi që këto akuza ishin të rreme dhe kishin si synim zhvatjen e italianit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco