Reali 'godet' Liverpoolin, në sulm për Robertson

Reali 'godet' Liverpoolin, në sulm për Robertson

18:36, 24/05/2023

Real Madridi e ka vendosur kapitenin e Skocisë, Andy Robertson, në listën e tyre të transferimeve në merkaton e kësaj vere.

“Los Blancos” janë duke u përgatitur për një verë të ‘nxehtë’ pas humbjes së titullit të kampionit në La Ligë nga rivalët e përjetshëm, Barcelona.

Skuadra ‘merengues’ dështoi edhe në Ligën e Kampionëve, duke u mundur nga Manchester City.

Sipas medieve britanike, ylli i Liverpoolit, Robertson, mund të jetë një nga objektivat e tyre për t’u rikthyer në krye të La Ligës.

Robertson është një nga lojtarët kyç në skuadrën e Jurgen Kloop, i cili pak është besueshme së do të heq dorë nga mbrojtësi i majtë.

Megjithatë, thuhet se skocezi mund të kërkojë një sfidë të re në këtë fazë të karrierës së tij, veçanërisht kur është në pyetje Real Madridi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco