Neymar do të largohet nga PSG, sulmuesi brazilian pritet t'i bashkohet gjigantit anglez në sezonin tjetër

Neymar do të largohet nga PSG, sulmuesi brazilian pritet t'i bashkohet gjigantit anglez në sezonin tjetër

13:19, 23/05/2023

Treshja e sulmit të Paris Saint-Germain, Messi-Neymar-Mbappe duket se do të shkrihet në fund të sezonit. Nuk është vetëm Lionel Messi që do t’i japë duart klubit parisien, por me shumë gjasa dhe sulmuesi brazilian.

Neymar pritet të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint-Germain për të vazhduar karrierën e tij në Premier League. Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, klubi i ri i sulmuesit 31-vjeçar do të jetë Manchester United.

“Djajtë e kuq” tashmë kanë nisur bisedimet me kampionët e Francës për shërbimet e 10-shit të ekipit. Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar shitjen e ish-sulmuesit të Barcelonës drejt Anglisë.

Momentalisht Neymar nuk është i disponueshëm në fushën e lojës për parisienët. Sulmuesi brazilian ka pësuar një dëmtim dhe e ka mbyllur sezonin e tij që në fund të muajit shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco