Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berlusconi: Nëse e duan Palladinon te Juventus, do të jetë mirë që t’u thonë ‘jo’

Berlusconi: Nëse e duan Palladinon te Juventus, do të jetë mirë që t’u thonë ‘jo’

19:43, 18/05/2023

Paolo Berlusconi, vëllai i presidentit të Monza-s, Silvios, ka folur për trajnerin e këtij klubi, Raffaele Palladino.

39-vjeçari italian mori postin e trajnerit të Monzas në shtator pas shkarkimit të Giovanni Stroppa dhe është roli i tij i parë madhor pasi më parë ishte vetëm trajner i Monza Primavera për pak më shumë se një vit.

Palladino i kaloi pritshmëritë dhe i siguroi Monzas mbijetesën në Serinë A, duke e udhëhequr skuadrën në 29 ndeshje dhe duke fituar mesatarisht 1.66 pikë. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe Juventus raportohet se është i interesuar për të.

"Ai duhet të qëndrojë te Monza, do të flasim në fund të sezonit. Edhe nëse e duan te Juventus, do të jetë mirë t'u thuash "jo"...", ishte i qartë Berlusconi.

Palladino është një nga disa trajnerë që janë lidhur me Juventusin, pasi klubi po mendon të përfundojë bashkëpunimin me Massimiliano Allegrin. Ishte Monza-s e drejtuar nga Palladino që mundi dy herë Juven këtë sezon, në shtëpi 1-0 dhe jashtë 2-0.

Si lojtar, Palladino bëri 57 paraqitje për Zonjën e Vjetër me 10 gola dhe shtatë asistime.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco