Çfarë duhet të dini për Manchester City-Real Madrid, disa statistika interesante

Çfarë duhet të dini për Manchester City-Real Madrid, disa statistika interesante

15:06, 17/05/2023

Manchester City ka humbur vetëm 1 nga 5 përballjet e fundit me Realin në Champions (3 fitore, 1 barazim), gjithnjë me Guardiolën në stol.

Reali nuk ka fituar në 4 transfertat me Cityn në Champions: 2 humbje, 2 barazime, duke u mundur në dy të fundit. E vetmja skuadër që Reali është përballur më shumë herë jashtë shtëpisë në këtë kompeticion pa fituar kurrë është Milani: 7 precedentë, 5 humbje, 2 barazime.

Reali i ka fituar dy transfertat e fundit ndaj ekipeve angleze në ndeshjet me eliminim direkt në Champions (të dyja këtë sezon). Vetëm një ekip ka fituar tri ndeshje radhazi në transfertë ndaj ekipeve angleze në fazat me eliminim direkt: Barcelona mes sezoneve 2013-2014 dhe 2015-2016.

City është i pamposhtur në 25 ndeshjet e fundit në “Etihad” në Champions: 23 fitore, 2 barazime. Lioni ishte ekipi i fundit që fitoi në Manchester në shtator 2018. Vetëm dy ekipe në histori kanë regjistruar një seri pathyeshmërie më të gjatë në shtëpi: 38 ndeshje Barcelona (2013-2020) dhe 29 Bayerni i Mynihut (1998-2002).

Kjo do të jetë ndeshja e 191-të e Karlo Ançelotit në Champions, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kompeticionit, duke lënë pas Sër Aleks Fergusonin (190).

City është eliminuar në dy nga tre precedentët në gjysmëfinalet e Champions-it, të dyja kundër Realit (2015-2016 dhe 2021-2022). Nëse nuk shkon sot në finale, atëherë do të ishte hera e parë që eliminohej nga e njëjta skuadër në gjysmëfinale në dy edicione radhazi të Champions-it.

Vinicius Junior ka marrë pjesë në 12 gola në 11 prezencat e tij në Champions këtë sezon, duke shënuar 7 gola dhe shërbyer 5 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco