FSHF zgjedh gjyqtarët e derbit Tirana-Partizani

FSHF zgjedh gjyqtarët e derbit Tirana-Partizani

13:53, 17/05/2023

Derbi midis Tiranës dhe Partizanit do të mbyllë javën e 33-të ditën e sotme në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”.

FSHF ka zbuluar së fundmi dhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje.

Kryesor do të jetë Kreshnik Cjapi, ndërsa anësorë janë zgjedhur Denis Rexha dhe Rejdi Avdo.

Në sistemin VAR do të jenë Florian Lata dhe Ridigert Çokaj.

Për shkak të polemikave të viteve të fundit, nuk janë preferuar arbitrat e FIFA-s si Jorgji, Xhaja ose Hamiti.

KRYESOR: Kreshnik Cjapi (Fier)

ANËSORË: Denis Rexha (Tiranë), Rejdi Avdo (Tiranë)

VAR: Florian Lata (Durrës), Ridigert Çokaj (Lezhë)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco