FOTO/ Bayerni heq dorë nga e kuqja tradicionale, klubi gjerman prezanton fanellat e reja

FOTO/ Bayerni heq dorë nga e kuqja tradicionale, klubi gjerman prezanton fanellat e reja

13:37, 17/05/2023

Bayern Munchen i habiti të gjithë me uniformat e reja për sezonin e ardhshëm. Skuadra gjermane do të luajë me të bardha në shtëpi, duke hequr dorë nga e kuqja tradicionale.

Me fanella të bardha, bavarezët kanë luajtur nëpër transferta, duke mbajtur të kuqen për ndeshjet brenda që nga vitet ’60.

Dizenjuesit janë frymëzuar nga uniforma e Bayern në vitin 1932, vit kur klubi fitoi titullin e tij të parë kampion në Gjermani. Atëherë, ekipi luajti me bluza të bardha, me jakë dhe mëngë të kuqe.

Debutimi i fanellës së re pritet këtë të shtunë, në ndeshjen ndaj Leipzig, që mund të vendosë fatet e titullit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco