Sassuolo mbush arkat e klubit, klubi anglez blen përfundimisht Hamed Traore

Sassuolo mbush arkat e klubit, klubi anglez blen përfundimisht Hamed Traore

12:30, 17/05/2023

Hamed Junior Traore duket se ka bindur me paraqitjet e tij në Premier League dhe ka fituar besimin e Bournemouth. Klubi anglez ka blerë përfundimisht kartonin e mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bournemouth përmes një postimi në rrjetet sociale. Pas shitjes së Traore në radhët e klubit të Premier League, në arkat e Sassuolo do të shkojë një shumë prej 30 milionë euro.

Mesfushori 23-vjeçar u huazua fillimisht në merkaton e janarit në Angli, ndërsa tashmë është blerë përfundimisht nga Bournemouth. Sassuolo e bleu kartonin e Traore në verën e vitit 2021 për shumën e 16 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco