Mbappe në qendër të projektit, PSG nis revolucionin duke larguar yjet

Mbappe në qendër të projektit, PSG nis revolucionin duke larguar yjet

17:08, 15/05/2023

 

Nuk ka asnjë dyshim, projekti i ri për të ardhmen e PSG-së do të ketë në qendër sulmuesin francez Kylian Mbappé.

Klubi parisien do të ndërtojë një skuadër ku protagonisti absolut do të jetë Mbappe, prandaj do të nxjerrë në shitje yjet e tjerë si Neymar dhe Verratti. Pa harruar edhe faktin që Messi do të largohet nga skuadra si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me klubin.

Mbappe do të bëhet lideri i padiskutueshëm i skuadrës, por nuk do të jetë e lehtë që PSG të shesë “xhevahirët” e tjerë, për shkak të pagës së tyre të lartë, që vështirë se mund të paguhet nga klubet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco